Futboll

Drita seriozisht në garë për titull

Drita ka shënuar fitoren e dytë radhazi në stinorin pranveror, duke mundur ekipin e Vushtrrisë me rezultat 3:2. Ndeshja është zhvilluar në Vushtrri, ku gjilanasit gjatë tërë lojës kanë qenë më të mirë dhe në fund kanë shënuar fitore me meritë. I pari për Gjilanin ka shënuar Izair Emini, i cili ka shfrytëzuar mirë harkimin e Ilir Blakqorit dhe me kokë ka future topin në rrjetë. Krejt kjo ka ndodhur në minutën 18 të ndeshjes.

Drilon Fazliu, ia ka dalë që të barazojë rezultatin në minutën 31, por katër minuta më pas Erion Vucaj lka gjuajtur nga largësia dhe me ndihmën edhe portierit vendas që intervenoi ngathtë ia ka dalë që sërish ta bie Dritën në epërsi me rezultat 1:2, që shënoi edhe rezultatin me të cilin ekipet shkuan në pushim.

Në pjesëlojën e dytë lojtarët e Vushtrrisë sërish ia dolën që të barazojnë rezultatin, kësaj radhe nëpërmjet Bler Istrefi në minutën 61 dhe u duk se Drita do t’a ketë të vështirë për të shënuar fitore. Por, në minutën 72, Kastriot Rexha, pas harkimit të Vucajt më së larti u shkëput dhe me kokë e futi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar Vushtrri – Drita 2:3.

You Might Also Like