Futboll

Drita siguron Evropën

Drita është skuadra e fundit që ka siguruar një biletë për garat evropiane për stinorin e ardhshëm.

Pas kampiones Prishtinës dhe fituesit të Kupës, Llapit, gjilanasit janë fituar të drejtën e përfaqësimit të vendit në garat evropiane si nënkampione e Kosovës.

Ekipi i trajnerit Ardian Nuhiu këtë e arriti duke shënuar fitore si vendase ndaj Arbërisë me rezultat 2-0, të cilës i duhej fitorja për t’i shpëtuar rënies.

Drita ndeshjen e fitoi me golat e shënuara nga Festim Alidema (18’) që shënoi nga penalltia dhe Ardian Limani (86’) që shënoi me kokë.

You Might Also Like