Futboll

Drita sigurt marshon drejt titullit

Futbollistët e Dritës kanë shënuar një fitore të vlefshme në ballafaqim me Feroniklin, e cila i afron ata drejt titullit të kampionit.

Pas një loje të baraspeshuar, Drita theu heshtjen në minutën 35, kur Erjon Vucaj me një gjuajtje të saktë nga largësia ka qëlluar shtyllën dhe prej aty topi u përplas në rrjetë.

U duk se Drita do të shënojë një fitore të lehtë, por një gjë e tillë nuk ndodhi ngase në minutën 55, Bojku u gjet mirë pasi që portieri Maloku kishte lëshuar portën. Dhjetë minuta më pas, Blakqori u pengua në brendi dhe gjyqtari dha penalti, të cilën me mjeshtri e realizoi Fidan Gërbeshi. Drita pati edhe raste të tjera, qëlloi shtyllën e tërthorësen dhe në fund u pajtua me rezultatin e ngushtë 2 me 1, i cili i mbanë në kreun e tabelës.

You Might Also Like