Futboll

Drita udhëton në Skenderaj për fitore

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në konference për gazetarë ka theksuar se ballafaqimi me Drenicën do të jetë mjaft i vështirë, megjithatë udhëtojmë për tri pikë të vlefshme të javës së 23. “Jemi të vetëdijshëm se Drenica luan futboll të bukur, të shpejtë e me pasime të shkurta. Kemi analizuar çdo detaj për këtë ndeshje, mendoj se jemi përgatitur mirë, kam shumë besim tek futbollistët e mi të cilët do të tregojnë karakter të cilin e kemi krijuar me vite të tëra dhe në Skenderaj udhëtojmë për tri pike”.

Nuhiu ka vazhduar duke theksuar se në asnjë moment skuadra e tij nuk do të dorëzohet në luftën për titull. “Ka ende ndeshje për tu zhvilluar, jemi pak mbrapa por duke e ditur potencialin e futbollistëve që kemi në klub shpresoj se do t’ja arrijmë qëllimin”.

Në radhët e Dritës për ndeshjen kundër Drenicës, vetëm mbrojtësi Ilir Blakqori nuk është i gatshëm për shkak të lëndimit.

Sulmuesi i Dritës me perspektivë Almir Kryeziu, në konferencën me gazetar ka deklaruar se kundër Drenicës, skuadra e Dritës do të kërkojë 3 pikë.

Kryeziu deklaroi, se në ndeshjen me Ballkanin nuk kishin fat dhe tani kanë marrë vetën gjatë këtyre ditëve duke kërkuar tri pikë në Skenderaj. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, Drenica ka futbollist dhe lojë të mire, atmosfera tek bashkëlojtarët e mi është mjaft e mire, ne kemi analizuar Drenicën mjaft mirë dhe do të japim maksimumin, shpresoj se nga Skenderaji do të kthehemi me tri pikë”

You Might Also Like