Raiffeisen Superliga A (Meshkujt) – Xhiro e tretë
Drita 3:0 Ferizaj
Setet: 25:21, 25:22, 27:25
Skuadra e Dritës ka vazhduar formën e shkëlqyer në fillim të kampionatit, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara në Raiffeisen Superligën A.
Në një përballje të fortë dhe me ritëm të lartë, gjilanasit arritën të ruajnë epërsinë në momentet vendimtare të secilit set, duke i shkaktuar Ferizajt humbjen e parë të këtij edicioni.
Ndeshja u zhvillua në pallatin e sporteve në Gremë, për shkak të rikonstruksionit të palestrës në Gjilan.