Me dy gola të shënuar nga Arb Manaj, FC Drita është në epërsi pas pjesës së parë ndaj ekipit Differange 03, në ndeshjen e kthimit që po luhet në Luksemburg. Rezultati pas pjesës së parë është 2:1 për Dritën.
Golin e parë Manaj e shënoi në minutën 17, kur ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të portës vendase, derisa i njëjti lojtar shënoi pas një aksioni të zgjatur për 0:2.
Vendasit e ngushtuan rezultatin në 1 me 2 pas një gjuajtje nga këndi.
Drita ka epërsinë edhe nga ndeshja e parë dhe tashti rezultati i përgjithshëm është 1:3./kryelajmi.com/.