Drita si rrallëherë më parë ka pësuar në fushë të vet edhe atë nga Dukagjini i Klinës, për të cilët kjo ishte një fitore jetike.
Fillimisht atë që nuk e bëri Ballkani në Suharekë e bëri Dukagjini në Gjilan, duke i bërë Dritës korridorin e kampionit, ngase ekipi bardh e kaltër nga Gjilani dy javë më parë e kishte siguruar titullin kampion.
Momenti vendimtar në këtë ndeshje ndodhi në minutën 72, kur për mysafirët u dha penalti e atë në gol e shndërroi Hekuran Berisha.
Drita në ndeshjen e radhës do të jetë mysafire e Gjilanit në ndeshjen derbi të Anamoravës. /kryelajmi.com/.