Futboll

Dukagjini i shënon Gjilanit katër herë

Dukagjini i Xhengis Rexhepit i ka mbajtur leksion futbollit Gjilanit të Gentjan Mezanit që edicionin e ri synon daljen në Evropë duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1, raporton Gazetasheshi.com.

Elitarët e rinj kanë qenë bindës përballë ‘jargovanëve’ që nuk ishin në ditën e tyre dhe për pasojë u detyruan katër herë ta nxjerrnin topin nga rrjeta.

Altin Lloga, Ilir Mustafa, Altin Merlaku dhe Labinot Jashanica realizuan për Dukagjinin.

Ndërkohë golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Kushtrim Shabani.

Megjithëse ishte vetëm një duel i karakterit miqësor besohet se Mezani u kishte kërkuar të tijve që të japin maksimumin në këtë ndeshje të cilën e shfrytëzoi si provë gjenerale përpara fillimit të edicionit të ri që starton javën e ardhshme.

Në javën e parë kampionale Dukagjini do ndeshet me Ballkanin, ndërkohë Gjilani me Trepçën ’89.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like