
Festim Shkodra, prof. i mat.
DY NXËNËS TË GJIMNAZIT NATYROR NË GJILAN, KUALIFIKOHEN PËR PJESËMARRJE NË TST PËR IMO 2026, PËRKATËSISHT EGMO 2026
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK), shpalli rezultatet përfundimtare të Olimpiadës Matematike të Kosovës – OMK 2026, të mbajtur më 18.01 2026 në Prishtinë, ku morën pjesë rreth 500 nxënës të klasave 7-12 nga e tërë Kosova.
Në bazë të suksesit të treguar në OMK 2026, dy nxënës nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, arritën të kualifikohen për pjesëmarrje në TST për IMO 2026, përkatesisht EGMO 2026.
Këta janë nxënësit tanë: Endri Hoxha dhe Erisë Dushica, që vijojnë mësimet në klasën e XII, në këtë gjimnaz. Ata ishin anëtarë të ekipit të Komunës së Gjilanit në OMK 2026.
Në OMK 2026, në kategorinë për klasat e XII, Endri arriti të marrë vendin e 5-të, ndërsa Erisa arriti vendin e 9-të, përkatësisht vendin e 4-të prej vajzave të klasave të 12-ta.
Endri do të marrë pjesë në Testin Përzgjedhës, të ekipit përfaqësues të Kosovës, në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare – IMO 2026, që sivjet mbahet në Shanghai, Kinë. Ndërsa Erisa do të marrë pjesë në Testin Përzgjedhës, të ekipit përfaqësues të Kosovës, në Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2026, që sivjet mbahet në Bordeaux, Francë.
ShMK mbetet e përkushtuar në përkrahjen e këtyre talenteve të matematikës të Kosovës.
Kështu ajo do të organizoj trajnime matematike përkatëse për garuesit pjesëmarrës në TST 2026.
Ju urojmë shumë suksese këtyre dy nxënësve tanë dhe garuesve të tjerë, në testet përzgjedhëse përkatëse dhe më tutje.


