Botime të reja
DY PËRVJETORËT E RËNDËSISHËM TË SHKRIMTARIT IBRAHIM KADRIU, PËRMBLIDHEN NË NJË LIBËR
Viti 2025, tashmë në shkuarje, shënoi ditëllindjen e Tetëdhjetë të shkrimtarit tonë të shquar, Ibrahim Kadrirut, brenda e jashtë Kosovës, po, njëkohësisht edhe 65 vjetorin e krkijimtarisë letrare.
Këto dy ngjarje të veçanta, gjithsesi dhe jubilare dhe paksa emocionuese, me të gjitha ndodhitë letrare, ngjarjet, takimet, vlerësimet e intervistat, u përmblodhën brenda kopertinave të një libri prej 200 e sa faqesh, nën titullin, IBRAHIM KADRI NË VITIN E TETËDHJETË TË JETËS, dhe këto ditë u editua nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, nën përgatitjen e editorit të saj, Sabit Rrustemit.
Ky botim, mbase dhe i pari i këtij lloji në jetën tonë letrare, u koncipua nga ngjarjet më të rëndësishme që i ndodhën shkrimtarit Ibrahim Kadriu në vitin 2025, përfshirë ditëlindjen e tetëdhjetë, ( 8 janar), vizitën disaditëshe në Angli, takimet me miq , personalitete e lexues si dhe nga ambasadori ynë në Londër. Pastaj përmbledh dhe nderimet që iu bënë gjatë këtij viti jubilar, si, “Çelësi i qytetit të Gjilanit “, që iu dha nga kryetariu i komunës z. Alban Hyseni, çmimin “Gjergj Gjergji – Gashi”, në “Takimet e Dom Mikelit”, në Stubëll, më 20 shtator 2025, si dhe në fillim të tetorit, në qytetin Bari të Italisë, ku u nderua me “Vulën akademike” , po edhe me diplomën “Anëtar nderi i Akademisë si dhe me Medaljonin “Seneka”.
Po gjatë këtij viti, studiues e kritikë letrarë u morën denjësisht me krijimtarinë letrare në prozë e në poezi të Ibrahim Kadriut, shkrimet e të cilëve u mblodhën dhe u radhitën në libër. Emra si, Anton Nikë Berisha, Emin Azemi, Timo Mërkuri, Adil fetahu, Xhevat Syla, Elvi Sidheri, Lesh Ndoj, Mexhid Mehmeti, Sarë Gjergji, Xhahid Bushati e Arsim Halili, ashtu spontanisht, të intriguer nga arti letrar që mbrujnë në vete veprat e këtij shkrimtari, trajtuan vepra të ndryshme, dhe, I shpërfaqën ato në publik. Po të shikohet vendodhja e tyre, ka nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria e nga Kosova Lindore e nga Mërgata ( Fatmir Terziu)
Brenda kopertinave të këtij libri kanë gjetur vend dhe katër intervista të zhvilluara nga media të ndryshme të Kosovës, nisur që nga e para, që u emitua në TV 21, përmes gazetares, Blinerë Hajdari, më 16 janar 2025. Pastaj intervista për “Fjala e lire” dhe “Albanaian post”, më 22 maj 2025, përmes studiuesit e publicistit, Fatmir Terziu, pastaj ajo e gazetarit Driton Dragusha, për televizionin T7, më 13 shtator 2025 si dhe intervista për revistën e Pen Qendrës së Kosovës, nga gazetari e shkrimtari, Binak Kelmendi.
Të gjitha këto ngjarje, takime, vlerësime e intervista i dhanë formë dhe përmbajtje këtij botimi që tek lexuesi dhe te bibliotekat tona vjen nën titullin , IBRAHIM KADRIU NË VITIN E TETËDHJETË TË JETËS, libër që do të përurohet përmes një Takimi ceremonial letrar e nderues, më 13 dhjetor, 2025, ora 12:00 në Bibkiotekën e qytetit të Gjilanit, ku shkrimtarit Ibrahim Kadriut, si një qershi mbi tortë , do t’i jepet dhe titulli, ” Qytetar Nderi”, nga kryetari i komunës, z. Alban Hyseni, titull të cilin kohë më pare e pat aprovuar Kuvendi i komunës së Gjilanit.
(Kurt Rexha)



