OPINION

E diela duhet të jetë ditë pushimi jo vetëm në Gjilan

 Izmi Zeka

Debatet e fundit rreth pushimit të ditës së diel të të gjithë punëtorëve që punojnë në biznesin privat vlerësoj se është ide e mirë për të krijuar një standard i cili në një mënyrë rregullon një të drejtë elementare të punëtorëve. Debati i fundit në komunën e Gjilanit respektivisht në kuvendin komunal i ngjante më shumë interesave të grupeve të caktuara se sa mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Andaj mendoj që kjo çështje nuk do diskutim por duhet të kaloj në kuvendin komunal dhe të zbatohet në mënyrë korrekte dhe në bazë të vendimit komunal. Mbi interesat e ndonjë grupi apo individi, kuvendi komunal i Gjilanit duhet të mbroj interesat e të gjithëve duke e balancuar punën që e bëjnë punëtorët por edhe veprimtarinë e bizneseve pa e cenuar asnjëherë. E diela që në krejt botën është ditë pushim dhe jo vetëm në Gjilan por në gjithë Kosovën duhet të rregullohet takstativisht si ditë pushimi. Unë mbetem i përkushtuar që në Kosovë të drejtat e punëtorëve asnjëherë mos të shkelen. Sa më parë që rregullohen ditët e pushimit tek bizneset lokale aq më shpejt krijojmë kushte më të mira dhe mirëqenie për punëtorët tanë e që janë në numër tejet të madh. Jam pro pushimit jo vetëm të dielave por si është e rregulluar në gjithë botën e përparuar

You Might Also Like