Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka theksuar se 51 nënshkrime u finalizuan sot për 51 përfitues të Fondit për Ndërmarrësi, një nga nismat më të suksesshme në nivel lokal në gjithë Kosovën, e dedikuar për të rinjtë dhe gratë e komunës sonë.
Fondi për Ndërmarrësi është një nga nismat dhe premtimet tona të realizuara që nga fillimi i mandatit që do të vazhdojë me sukses edhe gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes sonë.