Futboll

Edhe Arbër Ismajli uron FC Dritën

Urime FC Drita për kualifikimin e merituar në raundin e dytë të UEFA Champions League, me një arritje që flet shumë për nivelin, organizimin dhe profesionalizmin e klubit nga kryeqyteti i sportit në nivel Republike.
Ky sukses është rezultat i një pune të qëndrueshme, menaxhimi vizionar dhe një grupi lojtarësh të përkushtuar që po e vendosin emrin e Dritës në hartën evropiane të futbollit.
Mirënjohje të veçantë edhe për Intelektualët dhe përkrahja e tyre e pakusht si dhe energjia e pandalshme në çdo ndeshje janë frymëzim për të gjithë ne.
Sfida ndaj FC Copenhagen është një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat dhe ambiciet e këtij klubi. Suksese të mëtejshme, e gjithë Republika jonë është me ju, e në veçanti, kryeqyteti i sportit, Gjilani jonë.

You Might Also Like