Dy ekipet nga Gjilani, Drita dhe Gjilani ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë të shtunën, derisa të gjitha ndeshjet e tjera të raundit të fundit në gjysmëstionor zhvillohen të dielën.
Përpos që këto ndeshje zhvillohen ditën e shtunë, ato do të nisin në termin të ri, prej orës 13.
Kështu, Drita në fushë të vet e pret Malishevën, që është me luhatje në këtë kampionat, derisa Gjilani, I fundit në tabelë do të jetë mysafir I Prishtinës së Re, që gjithashtu në këtë fillim kampionati është në telashe. /kryelajmi.com/.