Gjilan

Edhe dy fusha të reja futbolli në komunën e Gjilanit!

Postim i kryetarit Alban Hyseni

Sot, së bashku me kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini, u pritëm në takim nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi për zhvillimin e infrastrukturës sportive në komunën tonë – konkretisht ndërtimi i dy fushave të reja të futbollit, në Dobërçan dhe Livoç.

Në Dobërçan do të fillojmë menjëherë me punimet për ndërtimin e fushës së re për klubin KF Studenti, një klub ikonik që më 26 korrik feston 50-vjetorin e themelimit – një përvjetor që po shoqërohet me një investim domethënës për futbollin lokal.

✅ Paralelisht, janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të fushës së re edhe në Livoç – një tjetër hap drejt përfshirjes së gjerë të komunitetit në sport.

Faleminderit z. Ademi për mikpritjen dhe përkushtimin. Po ndërtojmë bashkë jo vetëm fusha, por edhe mundësi të reja për të rinjtë e Gjilanit. 💪

#përGjilaninqëduam

You Might Also Like