Vetëm pak orë më parë Gazeta SHESHI raportoi për arritjen e marrëveshjes ndërmjet SC Gjilanit dhe sulmuesit të Teutës, Gerhard Progni, ndërkohë që tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.
Klubi ‘kuqebardh’ zyrtarizoi Prognin si lojtarin e tyre, teksa bëhet e ditur se futbollisti është grumbulluar me pjesën tjetër të ekipit në Mavrovë.
“SC Gjilani ju njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e krahut të djatht, Gerhard Progni.
Gerhard Progni, nga sot i është bashkangjitur skuadrës në Mavrovë, vend ku Gjilani po i vazhdon përgaditjet parasezonale.
Ju informojmë se prezantimi i futbollistit në fanellën e klubit të Gjilanit, do të bëhet pas disa ditësh, kur skuadra do të rikthehet nga përgaditjet parasezonale nga Mavrova”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.
Progni është përforcimi i tetë i gjilanasve në këtë afat kalimtarë pas Shkëlqen Ruçit, Erlis Frashërit, Oltion Rapës, Jackson Ferrerias, Muhamet Useinit, Qëndrim Dautajt dhe Bedri Grecës.
/Gazeta Sheshi/