Futboll

Ekspedita e grupmoshës së 13 vjeçarëve të SC Gjilani rrugëton drejt Norvegjisë

Grupi i futbollistëve të 13 vjeçarëve është nisur drejt Norvegjisë për të marrë pjesë në turneun e madh ndërkombëtar “Sebra Cup”.
Në mesin e 450 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, prezent dhe për të nderuar emblemën e klubit dhe stemën e Kosovës do të jenë fatosët tanë.
Turneu do të mbahet nga data 29 deri më datë 31 gusht, ndërkohë ekspedita e futbollistëve dhe stafit do të rikthehen më 1 shtator.
Ekuipazhi është në përcjellje të trajnerëve Sadullah Ajeti dhe Leutrim Arifi.

You Might Also Like