Kompania prestigjioze e ndërtimit të rrugëve EL BAU nga Gjilani, e udhëhequr nga pronari i saj, Fatlum Pireva, edhe një herë ka dëshmuar profesionalizëm, seriozitet dhe cilësi në punën e saj.
Në rrugën “Ibrahim Pacolli”, e cila është e gjatë mbi 300 metra dhe ku anësoret ishin në gjendje të shkatërruar, kompania EL BAU arriti që brenda vetëm 48 orëve t’i rregullojë dhe t’i shtrijë me asfalt. Ky investim ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e lagjes, duke u ofruar atyre një qasje më të lehtë dhe një mjedis më të denjë për jetesë.
Banorët e lagjes “Ibrahim Pacolli” janë shprehur të kënaqur dhe të mahnitur me punën profesionale të ekipit, si dhe me komunikimin korrekt që kanë pasur me punëtorët e kompanisë, veçanërisht me inxhinierin Edon Shkodra, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me ta për gjetjen e zgjidhjes së problemit.
Ata kanë theksuar se gjithçka është kryer në një kohë rekord, pa asnjë problematikë gjatë procesit.