Futbollistët kosovarë që dikur luanin nëpër livadhe nuk u mposhtën e pasardhsit e tyre pikërisht këtë fillimjavë do të zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, e cila po cilësohet ndeshje historike.
Një livadh në të dalë të fshatit Malishevë e Gjilanit dy dekada më parë mblidhte deri në 10 mijë veta anëekënd Kosovës. Në të ishte improvizuar një fushë futbolli, ngase futbollistët shqiptarë nga regjimi i dhunshëm serb padrejtësisht ishin përzënë nga stadiumi në qendër të Gjilanit. Lojtarë që dikur kishin luajtur në elitën më të lartë të futbollit të ish-Federatës, bile edhe të atillë që kishin lujtur jashtë vendit, tashti po zhvillonin ndeshje futbolli në kushte të mjerueshme, por kernarë se po i bënin rezistencë pushtetit dhe me bindje të plotë se një ditë drejtësia do të ngadhënjejë.
Më shumë se dy dekada më pas mrekullia ndodhi. Futbollistët kosovarë që dikur luanin nëpër livadhe nuk u mposhtën e pasardhsit e tyre pikërisht këtë fillimjavë do të zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, e cila po cilësohet ndeshje historike.
Një ngjarje të tillë nuk e ka lënë pa e përmendur edhe kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se të rritur në frymën e frymën e edukatës të familjes Berisha, Orana, Yzeiri e shumë familje të tjera që të parat dhanë futbollistë, më pas gjenerata të tëra brohoritën emrin e legjendës Fadil Vokrri, i cili kosovarët i bënte krenarë me lojën e futbollit, sikurse që sot po i bënë krenarë gjilanasi Xherdan Shaqiri me shokë, për të ardhur deri te ndeshja e parë historike që do t’a zhvillojë Kosova.
Ëndrra e livadheve të Malishevës po bëhet realitet në Helsinki të Finlandës dhe kjo gjeneratë e tashmë do t’a bëjë historinë, ngase askush më shumë se futbollistët shqiptarë nuk pati një histori të madhe e të bujshme, por njëkohësisht edhe të dhembshme, për të cilën u sakrifikuan shumë gjenerata futbollistësh./Kryelajmi/.