Futboll

Ertan Demiri jep dorëheqje morale, nuk është më drejtor sportiv te SC Gjilani

Rezultatet negative të SC Gjilanit kanë bërë që Ertan Demiri të jep jep dorëheqje morale nga posti i drejtorit sportiv te Gjilani
Ish-futbollisti i famshëm dorëheqjen e ka bërë publike në faqen e tij në facebook e ai ka qenë pjesë e strukturave të Gjilanit që nga fillimi i sezonit dhe pas rezultateve negative ka dhënë dorëheqje morale.
Ka qenë vet Demiri që ka konfirmuar se është larguar nga Gjilani dhe se këtë dorëheqje ia ka kumtuar edhe presidentit të klubit Fatlum Pirevës.
Njoftimi i plotë nga Ertan Demiri:
Dorëheqje morale!
Të nderuar miq dhe dashamirë të futbollit, në veçanti e nderuara kryesi e klubit SC Gjilani, tifozë, përkrahës dhe mbështetës të klubit. Pas një viti angazhim në postin e drejtorit sportiv – kur përjetuam shumë momente gëzimi, por edhe sfida në ndërtimin dhe hapërimin e klubit drejt përmbushjes së synimeve tona – për shkak të rezultateve të fundit kam vendosur të jap dorëheqje. Këtë
ia kam kumtuar edhe kryetarit të klubit, z. Fatlum Pirevës në takimin e mbrëmshëm.
Mbi të gjitha e falënderoj Zotin e pastaj presidencën e klubit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në drejtimin e këtij klubi të madh me tifozeri të jashtëzakonshme.
Ndaj bindjen se me këtë kryetar dhe me këtë tifozëri, SC Gjilani ka para vetes një të ardhme të artë!
Njashtu besoj se puna ime do të japë frytet në të ardhmen dhe do të ngelë një shtyllë shtesë drejt suksesit të klubit.
Forca Gjilan dhe mirupafshim.

You Might Also Like