Gjilan

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar komunal në Gjilan

Është ndarë sot nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-zyrtari komunal i Gjilanit, Rrustem Haziri.

Familja e tij ka bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e qytetit, me namazin e ikindisë.

Rrustem Haziri angazhimin në institucionet komunale e nisi në vitin 2003, si zyrtar i tatimit në pronë, për të kaluar më pas në Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ku shërbeu plot 17 vite.

Përndryshe, në vitet 70-ta Rrustem Haziri ka punuar edhe si mësues i fillores, në fshatin Pogragjë./Mediafokus.info/

You Might Also Like