Zgjedhjet Lokale 2025

Fatmir Shurdhani do të jetë një zë i fuqishëm në Asamble Komunale për të gjithë qytetarët

I nderuar të jem pjesë në tubimin e organizuar nga kandidati ynë për Kuvend Komunal, Fatmir Shurdhani.
Në një atmosferë të ngrohtë me familjen, kolegët dhe miqtë e tij, u theksua respekti dhe mirënjohja për kontributin shumëvjeçar të Fatmirit në komunitet.
Angazhimi i tij i vazhdueshëm, sidomos për personat me aftësi të kufizuara, është dëshmi e vlerave të larta dhe e përkushtimit për një shoqëri më të drejtë e më gjithëpërfshirëse.
Me vizionin dhe energjinë e tij, Fatmir Shurdhani do të jetë një zë i fuqishëm në Asamble Komunale për të gjithë qytetarët.
I urojmë sukses dhe fitore më 12 tetor.

You Might Also Like