Gjilan

Faton Bislimi dha betimin dhe është deputet në Parlamentin e Kosovës

 

Faton Bislimi, ka dhënë betimin dhe ai edhe zyrtarisht është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Bislimi, I cili ka shkruar:

 

Sot, edhe zyrtarisht dhash betimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë, shpreh mirënjohjen dhe falëmnderimin tim më të përzemert për të gjithë votuesit, përkrahësit dhe veçanërisht strukturat e aktivistët e LDK-së.

Për mua dhe angazhimin tim në Kuvendin e Republikës, udhërrëfyes i vetëm do të jetë Kushtetuta dhe Ligjet, mision i vetëm interesi qytetar, dhe vizion i palëkundur rugovizmi dhe kauza jonë kombëtare!

Në Kuvendin e Republikës dhe në të gjitha përgjegjësitë politike do të sillem me përgjegjësi morale dhe vendosshmëri intelektuale, duke i qëndruar besnik shkollës së demokracisë dhe llogaridhënies Amerikane dhe përvojes e angazhimit tim tash e dy dekada ne Uashington, DC!

Me besim në Zot, familje e atdhe, betimi më i madh e më i rëndësishëm për mua është premtimi për të ndërtuar të ardhmen që e meritojnë Fiona, Olsa, e Ari, dhe të gjithë fëmijët e Kosovës!

Republika jonë donë dashni, meriton më mirë dhe do bëhet ma mirë — këtë ua kemi borxh të rënëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për liri dhe pavarësi!

Zoti na ndihmoftë e dalshim faqebardhë!

 

You Might Also Like