Futboll

Faton Maloku, portier që meriton të ftohet në përfaqësuese

Kur të gjithë e kishin parë topin në rrjetë në minutën e fundit të kryendeshjes Drita – Gjilan, Faton Maloku u hodh aty ku puthiten pingulja dhe tërthorësja dhe prej aty dëboi topin, duke shpëtuar gol të sigurt. Një hedhje e tillë, po ta kishte bërë cilido portierë botërorë do të komentohej gjatë e Faton Maloku, raste të tilla ka pasur shumëherë. Ai është i adhuruari i tifozëve të Gjilanit, “Skifterat”, më meritori atëherë kur Gjilani u inkuadrua në Superligë e vazhdon të jetë meritorë edhe tashti, kur Gjilani po shënon suksese të lakmueshme.

Një portier i tillë, i duhet edhe kombëtares së Kosovës dhe sigurisht se elektori Albert Bunjaki ka përcjellë nga afër paraqitjen e Faton Malokut, i cili ka të gjitha parakushtet dhe cilësitë për të qenë në përfaqësuese, sikurse se që tashti ka arritur edhe moshën e pjekurisë dhe është në vitet e tija më të mira, ngase tashti ka edhe urtinë e një portieri, që di se si të veprojë në momentet vendimtare.

You Might Also Like