Në një mbrëmje të paharrueshme në Differdange, kur historia u shkrua me shkronja të arta, nuk ishin vetëm 11 lojtarë në fushë – ishit edhe JU, tifozët tanë të zjarrtë, që udhëtuat nga çdo cep i Evropës për të qenë pranë nesh!
Entuziazmi dhe dashuria që sollët në stadium na dhanë forcën për ta bërë realitet këtë ëndërr – kalimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve!
Faleminderit për çdo kilometër të përshkuar, për çdo britmë për DRITËN, për çdo emocion të ndarë me ne.
Ky sukses është edhe i juaji!
FORCA DRITA – për qytetin, për klubin, për Kosovën!
–