FC Drita radhitet ndër ekipet më të suksesshme në Europa Conference League në ndeshjet e zhvilluara si mysafire. Një fitore, një barazim dhe asnjë humbje në ndeshjet e zhvilluara jashtë fushës së vet e radhisin Dritën në pozitën e dytë, nëse shikohen ndeshjet e luajtura si mysafire. Vetëm ekipi francez Strasbourg qëndron më mirë se Drita në këtë aspekt. Ekipi francez ka dy fitore në dy ndeshje, derisa menjëherë pas tyre radhitet ekipi gjilanas.
Drita deri më tashti në kuadër të Europa Conference League ka zhvilluar tri ndeshje. Ka barazuar me KuPS nga Finlanda (1:1), sikurse që ka barazuar edhe me Omonia nga Qipro (1:1), derisa në Irlandë ka fituar ndaj FC Shelbourne (1:0). Në ndeshjen e radhës FC Drita do të përballet me Shkëndijën e Tetovës në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita deri më tashti në Europa Conference League ka mbledhur 5 pikë dhe radhitet e trembëdhjeta në tabelë, pozitë kjo që mundëson ndeshjen në 1/16 e finales./kryelajmi.com/.






