Futboll

FC Drita nuk e harron familjen e Fadil Vokrrit

Atë të cilën nuk e bëri asnjë ekip i cili mori pjesë në garat evropiane e as FFK-ja, e bëri skuadra gjilanase FC Drita nuk e harron asnjëherë familjen Vokrri. FC Drita, çdo ditë e më shumë po tregon se është klubi i cili din të bëjë gjëra të cilat shpesh herë nuk i bënë as ednhe FFK-ja shkruan Radio Star. Skuadra gjilanase as edhe një moment nuk e ka harruar legjendën Fadil Vokrri, i cili ka bërë shumë për futbollin kosovarë. FC Drita gjatë ndeshjes me klubin belg Royal Antwerp, kishte ftuar familjen e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri. Gjatë ndeshjes në Conference League, familja Vokrri, ishte prezente në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, në një vend special i destinuar vetëm për ta. Përveç që e ftoi familjen Vokrri, ekipi gjilanas FC Drita, mësohet se kishte bërë ftesa speciale edhe për ekipet kosovare për ta përcjellë nga afër ndeshjen në Conference League. Federata e Futbollit e Kosovës nuk e kishte ftuar familjen Vokrri në stadiumin, “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Klubi gjilanas FC Drita, pos që po tregon model në arenën ndërkombëtare, po tregon respekt ndaj familjeve kontribuuese në futbollin kosovar, duke mos i anashkaluar as edhe vetëm njëherë. /radiostar/

You Might Also Like