Federata e Pingpongut e Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin që e lamë pas, kurse dy gjilanasë, babë e bijë ishin më të mirët për vitin 2025.
Kështu, Feat Osmani, trajner i pingpongut u shpall trajneri më i mirë, kurse e bija e tij, Lenë Osmani u shpall lojtarja më e mirë.
Pra Feati dhe Lena ishin protagonistët më të dalluar të mbrëmjes “Laureatët e Vitit 2025”, duke marrë dy çmimet kryesore të rezervuara për më të mirët e të cilët i ndanë Federata e Pingpongut të Kosovës.

Sukseset e tyre e bëjnë krenarë secilin, ngase Feat Osmani u zgjodh trajneri më i mirë i vitit, derisa Lenë Osmani, ishte më e mira e vitit në tri kategori, për grupomoshat U19, U21 dhe seniore. Ata morën edhe dy çmime me Klubin e Pingpongut Prishtina si ekipi më i mirë për seniore – femra dhe Klubi më i dalluar për femra.
Kjo është edhe një dëshmi se me punë dhe përkushtim sukseset nuk mungojnë, kurse Feat dhe Lenë Osmani ka kohë që janë më të mirët në këtë sport tejet tërheqës./kryelajmi.com/.




