Gjilan

Fëmijët e shkollës “Hello” vizitojnë Kuvendin Komunal të Gjilanit

Gjilan, 14 shkurt / Fëmijët e shkollës fillore private “Hello” në Gjilan, së bashku me drejtoreshën Hysnije Kurteshi dhe profesorin Avni Rudaku, kanë vizituar sot, në kuadër të festës së pavarësisë, Kuvendin Komunal të Gjilanit, për të parë nga afër punën e organit vendimmarrës.

Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini i ka njoftuar fëmijët se si funksion Kuvendi Komunal, përbërjen e Kuvendit, mandatin e anëtarëve të Kuvendit, për procedurat e marrjes së vendimeve, mënyrën e votimit si dhe është përgjigjur në të gjitha interesimet e tyre.

Kuvendi Komunal është institucioni ku vendoset për interesat e qytetarëve të një komune, duke filluar nga ndërtimi i rrugëve, uji i pijes, kanalizimet, pastaj arsimi, bujqësia, planifikimi hapësinor, zhvillimi ekonomik lokal dhe çështje të tjera, të cilat i përkasin nivelit lokal të pushtetit, ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini.

Përpara se të miratojmë buxhetin, ne mbajmë dëgjime publike me qytetarë, i marrin kërkesat dhe nevojat e tyre dhe pastaj e hartojmë listën e investimeve sipas prioriteteve.

Ajo ka folur edhe për punën që Kuvendi Komunal bën në dobi të fëmijëve dhe mirëqenies së tyre.

“Ne jemi kujdesur edhe për fëmijët dhe si Kuvend Komunal kemi miratuar një rregullore për të drejtat e juaja”, u ka thënë Kurteshi-Emini fëmijëve të shkollës “Hallo” dhe ua rikujtuar atyre se ky institucion është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe i ka dyert e hapura gjithmonë për ta.

Përndryshe, Avni Rudaku, profesor i lëndës Edukata Qytetare, ka thënë se vizita ka për qëllim që fëmijët të njihen me anën praktike të asaj që mësojnë në shkollë sa iu përket institucioneve komunale dhe mënyrës së funksionimit të tyre.

Vizitat e tilla lehtësojnë komunikimin me institucionet, nga të cilat qytetarët, përfshirë edhe fëmijët, nuk duhet të kenë frikë asnjëherë, për dallim nga gjenerata jonë dikur që nuk i kemi ditur as dyert e Kuvendit Komunal, ka thënë Rudaku.

You Might Also Like