Sot në orët e vona të pasditës me një tubim të organizuar nga DKRS e Vitisë është bërë edhe shpallja e më të mirëve në sport për vitin 2018.Tubimin e ka shpallur të hapur Milot Lala, drejtor I DKRS në Viti e mëpastaj janë bërë publike edhe lauretatët e sportit vitias në vitin që lam pas .Kështu Festim Alidema ka kurorëzuar vitin 2018 me çmimin më të madh që i jepet një sportisti. Ylli futbollit pozharanas është zgjedhur sportisti më i mirë për vitin që lëmë pas nga Komuna e Vitisë, dhe këtë për herë të dytë. Alidema pati një vit fantastik që kur u transferua te Llapi nga Vllaznia e Pozheranit, duke arritur njëherit të futet edhe në formacionin më të mirë të vitit në Kosovë.
Forma fantastike e Alidemës në vitin që lëmë pas ka bërë që shumë skuadra brenda dhe jashtë vendit të interesohen për shërbimet e tij, por duket se 21 vjeçari edhe këtë vit do të mbetet pjesë e Llapit.
Festimi nuk ishte present në këtë ngjarje për shkaqe objektive por në profiling e tij në FB ai në statusin e tij ka shkruar veq tjerash “Në pamundësi të jem prezent në ndarjen e çmimeve e falemnderoj drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Vitisë për vlersimin e dhënë me rastin e shpalljes si sportist i vitit në Komunën e Vitisë. Falemnderit familjarë, shokë dhe sportdashës”, ka shkruar Alidema në statusin e tij. Aziz Zuka