Gjilan

Fillon pastrimi dhe mirëmbajtja e varrezave të qytetit të Gjilanit

  • Fillon pastrimi dhe mirëmbajtja e varrezave të qytetit të Gjilanit

Gjilan, 31 maj 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se me kërkesë të institucioneve, kompania ka filluar pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të qytetit.

Kryetari Hyseni ka thënë se varrezat janë pasqyra e shoqërisë, duke shtuar se mirëmbajtja deri tani nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e duhur.

“Jemi duke përgatitur projektin edhe për lokacionin e ri të varrezave, zgjidhje kjo për dhjetëra vite në të ardhmen!”, ka thënë kreu i Gjilanit.

You Might Also Like