Sport Club “Gjilani” dhe futbollisti Fiton Hajdari janë dakorduar për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera, shkruan Gazeta “Sheshi”.
Informacionin e ka konfirmuar vetë fubollisti në një prononcim për Gazetën “Sheshi”, duke treguar edhe arsyet përse ka vendosur të vazhdoj me “kuqebardhët”.
“Ambicjet dhe projekti i klubit më kane bindur që të vazhdoj edhe më tej me Gjilanin. Kam kaluar një kohë bukur të mirë këtu dhe jam i kënaqur me kushtet dhe gjithçka tjetër”, deklaroi Hajdari.
Ai më pas foli edhe për objektivat e klubit dhe objektivat personale, duke qenë se ishte njëri ndër golashënuesit më të mirë të ekipit në sezonin që lëmë pas.
“Shpresojmë të paraqitemi sa më mirë në ndeshjet ndërkombëtare dhe edicionin e radhës të jemi sërish pretendent për ta fituar titullin e kampioni.
“Synoj që të vazhdoj me formën e mirë edhe në edicionet e radhës. Suksesi i ekipit është primar, por synoj që me golat dhe asistimet e mia t’i ndihmoj klubit të arrij objektivat”, përfundoi Hajdari.
Hajdari realizoi 11 gola këtë edicion dhe ishte vendimtar në disa sfida.
Në të kaluarën ai ishte pjesë e disa skuadrave si Llapi, Trepçës ‘89, Trepçës dhe Hysit.
/GazetaSheshi/