Futboll

Fitore historike e Dritës

Ekipi i Dritë është kualifikuar në rundin e tretë të Ligës së Evropës, pas fitores që ka shënuar ndaj Sileksit të Kratovës, në ndeshjen e luajtur në Shkup, ku ekipi gjilanas ka ngadhënjyer me rezultat 2:o, me golat që janë realizuar në pjesëlojën e dytë.

Goli i parë është shënuar nga penaltia, pasi që më herët në brendi të zonës është rrëzuar Namani. Dënimin më të rëndë në futboll e dha Fidan Gërbeshi, që dërgoi portierin në njërën anë e topin në anën tjetër.

Vendasit mbetën më një lojtar më pak në fushë, pasi një lojtar i tyre është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, kurse pas një asistimi të Hamdi Namanit, Ardian Limani ka shënuar në minutën 80 për të vulosur fatin e këtij takimi.

Drita ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 24 shtator nga Legia Varshavës në Poloni.

 

You Might Also Like