Futboll

Fitore që e mbanë Gjilanin në garë për kreun e tabelës

Gjilani ka shënuar një fitore me vlerë në ballafaqim me Flamurtarin e Prishtinës me rezultat 2:0, e cila e mban në garë ekipin kuq e bardh në luftën për titull kampioni apo edhe për pozitë që dërgon në Evropë.

Vendasit e kanë dominuar ndeshjen, por fitoren e kanë shënuar me gabime trashanike të portierit mysafir, i cili këtë të diele nuk e pati ditën.

Në minutën 39, portieri i Flamurtarit Erind Selimaj, duke dashur të degazhojë e hodhi topin në këmbët e Sebiano Plakut, i cili në stilin e një lojtari të rryer e futi topin në portën e zbraztë.

Në pjesëlojën e dytë, Gjilani mbizotëronte lojën në fushë dhe priste që të shënojë golin e dytë që do t’I sillte siguri dhe ai erdhi në minutën 70, kur pas një harkimi, kroati Tomislav Busic gjuajti me kokë e topi nëpër duart e portierit Selimaj u fut në rrjetë.

Me këtë fitore, Gjilani u afrohet katërshes që do të ndjek titullin e kampionit.

You Might Also Like