Valon Murseli, president i FC Drita dhe Valon Zymberi, drejtor sportiv sot me 2 nëntor kanë ditëlindjen, kurse pikërisht në këtë datë ekipi që drejtojnë ata është përballur me Llapin e Podujevës në ndeshjen derbi dhe kanë shënuar fitore.
Klubi bardh e kaltër nga Gjilani ka dalë me një postim, në të cilin kanë bërë me dije se kjo fitore është dhuratë për dy Valonët, që sot e festojnë ditëlindjen.
Edhe kryelajmi.com u uron ditëlindjet Valon Murselit e Valon Zymberit. /kryelajmi.com/.





