OPINION

Fituesja reale dhe morale politike në Kosovë

 

Ismet Rashiti

Vjosa Osmanit nuk i duhen njerzit që dalin në fotografi pranë saj për vota dhe largohen nga për pozita ministrore. Ajo është femra më e votuar në historinë e botës shqiptare. Konsekuente, parimore dhe e vendosur në parimet politike të Presidentit, Ibrahim Rugova.   Femra më e votuar në shqiptare, padyshim është Vjosa Osmani. Një grua me karakter të fortë, me bindje të thella rugovjane dhe e pastër politikisht. Duke e pasur një taban të fortë kombëtar dhe një bagazh konstant politik, ajo u zgjedh kandidate e LDK-së për kryeministre, jo pse e donte klani vjetër e LDK-së, por pse nuk kishte kandidat tjetër që mund të mbledhte vota dhe aq më tepër që mund ti besonte elektorati i kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Vjosa Osmani, si gjithnjë e padjallëzuar dhe e bindur në parimet demokratike të Presidentit Ibrahim Rugova, iu përvesh garës me një platformë të qartë politike, me premtime konkrete se nuk do të lidhë koalicion me partitë e vjetra dhe se do ta luftonte korrupsionin, krimin e organizuar ekonomik ; do ta këthente në rrugë të mbarë arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë. Të gjitha këto premtime i kishte bërë nën slloganin « Beso » dhe si e tillë mori mbi 176 mijë vota. Deshën apo nuk deshën ta pranojnë klanet e hargjuara të LDK-së, Vjosa Osmani është femra më e votuar në botën shqiptare. Më shumë se kaq, Vjosa Osmani është politikanja e gjeneratës së re, e cila e rikthej besimin e humour të elektoratit nga tregtarët e vjetgër politik të LDK-së. Ajo ngjalli shpresën se bashk me Lëvizjen Vetëvendosje, do ta bëjnë ndryshimin e madh të pritur me padurim nga qytetarët e lodhur prej nepotizmit, keqpërdorimeve financiare, politikës së papërgjegjëshme dhe politikanëve të paditur.

Pas kësaj fitore të madhe politike dhe morale që arriti intelektualja dhe politikanja, Vjosa Osmani, filluan të përshpërisin zërat e vjetër të pashpresë të LDK-së. Të kurdisin skenarë të natës për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe « kompremitimin » e figurës së pakompromituar të Vjosa Osmanit. Pas shpinës së saj filluan të krijojnë spektakle të ndryshme, duke u thirrur në SHBA-së sa për ta prishur kooalicionin. Këta zëra të shterrur të LDK-së, si hiena filluan të lëvizin ditën e natën me « thika » pas shpine, të bëjnë pazare dhe të kthehen edhe njëherë në pushtet në mënyrën më të pamoralëshme të mundëshme. Kjo është hera e fundit që disa prej tyre mund t’a prekin pushtetin, sepse nuk do të mund ta gjejnë në këtë mënyrë edhe një herë Vjosa Osmanin e dytë, ose një Vjosa Osmani tjetër për mbledhjen e votave, në mënyrë që këta hipikritë politik pastaj të bëjnë tregëti politike passhpine.

Sidoqoftë, Vjosa Osmani duhet të ndihet krenare me qëndrimin dhe autoritetin e saj të pakontestueshëm popullor. Kjo gure dhe politikane e”hekurt”, është fituesja reale dhe morale e zgjedhjeve të fundit në Kosovë dhe këtë shkëlqim të saj politik, nuk do të mund ta zbehë asnjë tinzar që përpiqet ta keqpërdorë vullnetin e sinqert të Vjosës dhe elektoratit të ndershëm të LDK-së për interesa personale.

Ata LDK-istë që sot dalin kundër qëndrimeve parimore politike të Vjosa Osmanit, herët a vonë do të pendohen. Të tjerët që përpiqen të përfitojnë poste politike, duke u përpjekur të gjuajnë gur mbi figurën e Vjosa Osmanit, nesër nuk do ti duhen askujtë sepse të tillët, jo vetëm që nuk dinë dhe janë pakurrizor, por janë edhe të pandershëm dhe të pabesë.

Vjosa Osmani duhet të jet krenare me vizionin politik, me qëndrimin e palëkundër në parimet dhe besimin e saj, pa u brengosur asnjëherë nga gjuha hipokritëve lakmitar ! Vjosa gjithsesi është fituesja më e madhe reale dhe politike në gjithë botën shqiptare.

You Might Also Like