Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje për transferimin e Florent Ramadanit. Florenti ka qen pjese e Shkendijes së Tetoves ku ka zhvilluar 148 ndeshje zyrtare, ai nesër do t’i bashkohet ekipit në Antalya, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore.
Florenti ka nënshkruar kontratë me klubin për dy vite e gjysmë dhe do të jetë pjesë e jona deri në qershor 2028.





