Portieri i Dritës, Florian Smakiqi karrierën do t’a vazhdojë në një klub tjetër, ngase ai ka ndarë rrugët me ekipin kampion në fund të këtij kampionati.
Smakiqi, që ishte përzgjedhja e dytë pas Faton Malokut, nuk ka mundur t’i bëjë ballë ndenjjes në bankinë, andaj si një portier i dalluar deshi që të gjëjë një ekip ku do të ketë më shumë hapësirë.
Ja postimi i plotë i FC Drita:
Florian Smakiqi përfundon rrugëtimin me ne pas tre vitesh si bardhë e kaltër.
Pas përfundimit të kontratës Smaki ka vendosur që karrierën ta vazhdojë dikund tjetër, vendim të cilin klubi e ka respektuar dhe në ndeshjen e fundit është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët.
Suksese Smaki dhe paq fat 13./kryelajmi.com/