Në një postim në Facebook, Faton Bislimi, ka njoftuar se ka pranuar edhe një vlerësim të rradhës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë herë Bislimi është nderuar nga Fondacioni Points of Light i themeluar më 1989 nga Presidenti i 41-të i SHBA-ve, George H. W. Bush. Bislimi është përzgjedhë në Listën Inspiruese të Nderit për vitin 2021 të këtij Fondacioni për shkak të punës së tij të parezervë në ndërtimin e imazhit të Kosovës në SHBA dhe botë si dhe shërbimit vullnetar ndaj të tjerëve.
“Ndjehem krenar që profili im tani më është publikuar edhe në webfaqën zyrtare të Fondacionit duke spikatur kështu edhe vendlindjen time Gjilanin, e shtetin tim Kosovën.
Të jesh në Listën Inspiruese të Nderit me shumë figura tjera publike, akademike, e politike të Amerikës, tregon virtytin e amerikanëve që çmojnë njerëzoren dhe vlerën para çdo atributi tjetër, qoftë etnik, shtetëror, politik, etj,” ka thënë Bislimi në Facebook.
Ja edhe shkrimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/FatonBislimi43/posts/394282715395764
Të vlerësohesh nga Fondacioni i Presidentit George H. W. Bush është nder dhe shtytje për punë edhe më shumë në shërbim të tjerëve.Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam përzgjedhë në Listën Inspiruese të Nderit (Inspiration Honor Roll 2021) të Points of Light Foundation (themeluar nga Bush më 1989), për kontributin dhe angazhimin tim në avancimin e imazhit të shtetit tim në SHBA dhe botë, përmes punës së pakursyer vullnetare dhe në shërbim të të tjerëve!Ndjehem krenar që profili im tani më është publikuar edhe në webfaqën zyrtare të Fondacionit duke spikatur kështu edhe vendlindjen time Gjilanin, e shtetin tim Kosovën.Të jesh në Listën Inspiruese të Nderit me shumë figura tjera publike, akademike, e politike të Amerikës, tregon virtytin e amerikanëve që çmojnë njerëzoren dhe vlerën para çdo atributi tjetër, qoftë etnik, shtetëror, politik, etj.Pafundësisht mirënjohës Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në krye me z. DioGuardi dhe znj. Cloyes DioGuardi për dy dekada pune të përbashkët përmes së cilës kam arritë vlerësimet e nderimet më të larta nga institucione të ndryshme amerikane, qoftë demokrate apo republikane, qoftë shtetërore apo akademike!