1. FORMA SE SI DUHET TË SHPREHEMI KUR I REFEROHEMI INDIVIDËVE ME SINDROMËN DOWN
Shprehje e gabuar | Shprehje e saktë
|
Mongol | Fëmijë / i rritur me sindromë Down |
“I prekur nga…”; “Vuan nga…”; “Është viktimë e…” | Ka sindromën Down |
Fëmijë / i rritur Down | Fëmijë / i rritur me sindromë Down |
Hendikep / budalla / i vonuar | Me vështirësi në të nxënë (në të mësuar) |
Sëmundje | Kusht gjenetik |
Down (si formë e shkurtuar) | SD / sD (si formë e shkurtuar) |
sindromi |
Sindromë / sindroma |
2. MITE DHE FAKTE
Mite | Fakte |
Individët me sindromë Down nuk jetojnë gjatë. | Në ditët e sotme jetëgjatësia e individëve me sindromë Down i kalon të 60-tat. Vëmendje dhe kujdes të veçantë i duhet kushtuar aspekteve shëndetësore që mund të shoqërojnë sindromën. |
Vetëm nënat në moshë të madhe lindin fëmijë me sindromë Down. | Edhepse nënat në moshë të madhe (35-40 vjeç) kanë një rrezik më të lartë individual për të lindur një fëmijë me sindromë Down, ka shumë raste kur nënat janë nën këtë moshë, fakt ky qe ka rritur numrin e lindjeve dhe në këtë grupmoshë. |
Individët me sindromë Down, nuk mund të jetojnë stadet e një jete normale | Me mbështetjen e duhur ata munden. Individët me sindromë Down mësojnë të ecin, të flasin dhe shumë prej tyre arsimohen në shkolla publike, punësohen dhe aftësohen për një jetë gjysëm ose plotësisht të pavarur. |
Të gjithë individët me sindromë Down ngjajnë njësoj. | Ka disa tipare fizike që karakterizojnë individët me sindromë Down, mirëpo nga këto tipare individi me sindromë Down mund të ketë disa ose asnjërën prej tyre. Një individ me sindromë Down i ngjason më shumë familjarëve të tij se sa një individi tjetër me të njëjtën sindromë.
. |
Individët me sindromë Down janë gjithnjë të lumtur dhe të dashur. | Individët me sindromë Down, si gjithë individët e tjerë, përjetojnë dhe shfaqin një gamë të plotë emocionesh. Socializimi është një pikë e fortë dhe i pa ndikuar nga prania e kromozomit shtesë. |
Sindroma Down është e trashëguar. | Translokacioni është i vetmi lloj i sindromës Down i cili ka komponent trashëgues, dhe përbën 3-4% të rasteve në botë |
Individët me sindromë Down janë gjithnjë të sëmurë. | Edhepse individët me sindromë Down kanë një shkallë të lartë të rrezikut të përkeqësimeve shëndetësore, për shkak të kushteve të caktuara shëndetësore (siç janë defektet congenitale (të lindura) të zemrës, probleme me frymëmarrje, në dëgjim, shikim, kushtet e tiroides), përparimi në kujdesin shëndetësor dhe trajtimi i këtyre problematikave ka bërë të mundur një jetesë të shëndetëshme për individët me sindromë Down. |
Të rriturit me sindromë Down janë njësoj me fëmijët me sindromë Down. | Të rriturit me sindromë Down nuk janë fëmijë, dhe nuk duhet të konsiderohen si të tillë. Ata ndjejnë kënaqësi në aktivitete dhe në shoqëri të të rriturve të tjerë. Kanë nevoja dhe ndjenja sikurse bashkëmoshatarët e tyre me zhvillim tipik.
|
Individët me sindromë Down nuk mund të punësohen. | Individët me sindromë Down mund të punësohen, nëse atyre u ofrohen shërbime terapeutike që në moshë të hershme, arsimim i mirëfillt dhe aftësim për një jetë të pavarur. Si çdo individ tjetër, individët me sindromë Down duan të jenë të punësuar dhe duan që puna e tyre të vlerësohet.
|
Individët me sindromë Down nuk mund të krijojnë lidhje me të tjerët.
|
Individët me sindromë Down shoqërohen dhe dinë të mbajnë lidhje shoqërore kuptimplotë. Disa prej tyre zgjedhin të ndërtojnë lidhje, duke e kurorëzuar atë edhe me martesë. |