Të premten do të mbahen mbrëmja e organizuar nga FFK për ‘Laureatët e vitit” ku zgjidhen më të mirët e futbollit kosovar.
Përveç lojtarit të vitit, interesim të madh sjell edhe formacioni më i mirë i Superligës.
Ky formacion vjen nga trajnerët e 12 klubeve të Superligës që kanë të drejt vote, duke rreshtuar 11 më të mirët për një vit kalendarik.
Ja si votuan Gentjan Mezani, Ardian Nuhiu dhe Bekim Isufi:
Gentjan Mezani:
Visar Bekaj, Armend Thaqi, Visar Berisha, Ardian Cuculi, Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Diar Miftaraj, Jean Carioca, Adenis Shala, Gëzim Rusi, Arb Manaj.
Ardian Nuhiu:
Visar Bekaj, Përparim Islami, Leutrim Bekteshi, Arbër Prekazi, Yll Hoxha, Diar Miftaraj, Endrit Krasniqi, Blendi Baftiu, Jean Carioca, Meriton Korenica, Kastriot Rexha.
Bekim Isufi:
Visar Bekaj, Përparim Islami, Lapidar Ladrovci, Astrit Thaqi, Yll Hoxha, Endrit Krasniqi, Albert Dabiqaj, Blend Baftiu, Mendurim Hoti, Kastriot Rexha, Xhevdet Shabani.