Sportet luftarake

Fortesa Orana medaljen evropiane ia dedikon nënës së saj të ndjerë

Postimi i plotë i Fortesa Oranës
Ja dola, mami…
Kjo medalje ka qenë ëndrra ime. Jam rrëzuar shumë herë, por gjithmonë jam ngritur sërish. Kam derdhur lot, kam punuar fort dhe kam bërë shumë sakrifica. Sot po shijoj frytet e gjithë përpjekjeve të mia.
Gjithmonë kam qenë e lidhur me medaljet evropiane. Në garat individuale jam afruar tre herë për medaljen e bronztë. Kam jetuar çdo ditë me shpresën se një ditë do ta thyej akullin e vendit të pestë. Kësaj here ia dola, me ekipin e vajzave — dhe jam jashtëzakonisht krenare për veten që nuk u dorëzova kurrë.
Kjo medalje i dedikohet nënës sime të ndjerë, e cila më ka rritur dhe ka sakrifikuar gjithçka për mua. Ajo ishte një shembull i një nëne luftëtare, ashtu siç jam edhe unë sot. Nuk ndalem kurrë.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen — në ditët e mira dhe ato të vështira.

You Might Also Like