Gjilan

Foto e rrallë, djali i Idriz Seferit në festimin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Bajram Isufi, këshilltar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, i cili në mandatin e kaluar ishte drejtor i Bujqësisë e Pylltarisë në Gjilan ka publikuar një foto të rrallë në të cilën shihet axha i tij Qazimi në festimin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Bajram Isufi, në faqen e tij në facebook ka shtuar:
Axha – QAZIM IDRIZ SEFERI
I ftuar special në Tiranë me nderime shtetërore, e organizuar nga kryetari i shtetit shqiptar, Enver Hoxha, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1978).
Djali i madh (me gruan e dytë) i Heroit të Kombit, Idriz Seferit. Njeri i urtë, trim, bujar, plak gjaqesh si dhe pjesëmarrës në luftën e Kaçanikut përkrah babait të vet.
Foto e vitit 1978.

You Might Also Like