Gjilan

Fotografi Afrim Kqiku arrin moshën e pensionimit

Është pensionuar Afrim Kqiku, ikonë e fotografisë gjilanase. Nuk ka ngjarje të ndodhur në Gjilan e më gjerë që nuk është regjistruar nga fotografi i mirënjohur gjilanas Afrim Kqiku që bashkë me të vëllanë Fahredinin ishin themelues të studios Foto Fari.

Afrim Kqiku pos si fotograf njihej edhe si humanist i madh që nuk la aktivitet pa e përkrahur para dhe pas luftës. Ai ishte edhe kryetar i parë i Klubit të Futbollit Gjilani. Ai ka lënë me mija fotografi që janë një thesar i çmuar për Gjilanin. Pikërisht ky qytet e kishte nderuar me epitetin qytetar nderi, që u ndahet personaliteteve që dhanë kontribut të paqmuar për këtë qytet. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like