Kompanitë kampione nga Gjilani janë krenaria jonë!
Sot, bashkë me kandidaten për Kuvend Komunal, vizituam kompaninë RC COLA, një prej storieve më të suksesshme të sipërmarrjes lokale që ka arritur të ndërtojë emër jo vetëm në vend, por edhe jashtë kufijve të Kosovës.
Ky sukses tregon fuqinë, kreativitetin dhe përkushtimin e biznesit gjilanas.
Do të angazhohem që të krijojmë kushte edhe më të favorshme për bizneset, duke lehtësuar procedurat administrative dhe eliminuar pengesat institucionale që shpesh i ngadalësojnë ato në rrugën e tyre të zhvillimit.
Ne besojmë në një Gjilan të ekonomisë aktive, ku iniciativa private përkrahet, inovacioni shpërblehet dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat bëhet bazë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të qytetit tonë.

Sot vizitova gjeneratën e tretë të zanatlive të Gjilanit, Erdin Uzun Mehmet, nipin e Usta Rizes dhe djalin e Agim këpuctarit, emra që prej dekadash mbajnë gjallë një nga mjeshtritë më të vjetra e më të çmuara të qytetit tonë.
Vizitën e bëra së bashku me kandidatin tonë Ilmi Mustafën, i cili është familjar i Erdinit dhe një shembull i bashkimit të traditës me përvojën moderne të diasporës.
Zanatlia, puna me dorë dhe trashëgimia e mjeshtrive tradicionale janë pjesë e kujtesës së gjallë të Gjilanit, e njëkohësisht një pasuri që duhet ruajtur e mbështetur për brezat që vijnë.
