OPINION

GANI NEZIRI FITUESI MORAL I GARËS PËR KRYETAR TË GJILANIT

Zgjedhjet lokale më 17 Tetor të vitit 2021 në Kosovë do të mbahen në atmosferë të rënduar nga pandemia Covid-19, por edhe në epërsi të madhe të koalicionit fitues të zgjedhjeve nacionale LVV-GUXO!
Në këto zgjedhje i hyn garës së kandidatit për Kryetar të Komunës së Gjilanit një shqiptar i madh e i devotshem, një luftëtarë i dëshmuar i çështjes kombëtare, patrioti i shquar Gani Neziri!
Gani Neziri është kandidat për Kryatar të Komunës së Gjilanit, por është i pavarur dhe pavarëisa i shkon më shumë se kujtëdo këtij burri të madh të popullit, Atdheut e Kombit tonë, sepse në tërë jetën e Tij, ka qenë i papërkulur, parimorë dhe i pamposhtur përballë armiqve e tradhëtarëve!
Dalja në garën zgjedhore të këtij atdhetari të madh e të pakmpromis, është çast i madh historik dhe moment madhështorë kombëtarë, sepse ky veprimtar i madh me argumentet dhe faktet që do të shpalosë gjatë fushatës zgjedhore dhe në debatet televizive dhe në ato me qytetarë, projekt platformen e shqiptarit atdhetar që po iu dha besimi e po iu krijua mundësia, do të dijë të drejtojë me kompetencë dhe me vetmohim të pashembullt, që do të ia kenë lakmi edhe kryetarët e kryeqyteteve shqiptare dhe metropoleve më të mëdha botërore!
Historia do ta mbajë shënim dhe brezat e ardhshëm do ta mësojnë, se Gani Neziri i lindur në fsh. Sllatinë e Ulët të Komunës së Vitisë, nga një familje me tradita të mëdha atdhetare e luftarake çlirimtare!
Aktivist kombëtar e demonstrues i radhëve të para, ish i burgosur politik, pjesmmarrës me armë në duar në luftën e UÇK-së, ushtar e komandant i sajë!
Vëlla i ushtarit të lavdishëm të Atdheut Selami Nezirit, veprimtarit të madh kombëtar e Anëtarit të Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, e i Komandantit të Brigadës 173 të UÇK-së “ Gursel e Bajram Sylejmani”!
Ish- funksionarë i lartë i administratës së përkohëshme shtetërore në Komunën e Gjilanit të çliruar nga lufta titanike e UÇK-së dhe nga ndihma e madhe e SHBA-së dhe NATO-s për çlirim e fitore përfundimtare mbi Serbinë pushtuese, gjakëpirëse, kriminale e gjenocidale!
Shqiptari besnik Gani Neziri, i takon rreshtit të parë të bijëve të mëdhenj të Atdheut, për të cilët vlenë pafundësisht formula madhore kombëtare: “…shqipja bënë, por edhe pa gjëmë i mjafton lavdia…”!
Fituesi moral në këto zgjedhje ende pa filluar gara zgjedhore, padyshim se është kandidati i pavaruar për Kryetar të Gjilanit Gani Neziri!
Fitorja eventuale dhe triumfi në garën për postin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Gani Nezirit i krijon mundesinë reale, për të dëshmuar përpara opinionit dhe qytetareve gjilanas, se sa i madh e heroik është ky birë i lavdishem i Atdheut!
Brigadat 171 “Kadri Zeka”, 172 “Isa Kastrati” dhe 173″Gursel e Bajram Sylejmani” të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së i kanë mbajtur me krenari këta numra të mëdhenj e të lavdishëm!
Në mes tri Brigadave numri në garën zgjedhore Ty më shumë se askujtë i shkon!
Suksese e fitore shoku ynë i madh e i nderuar Gani Neziri!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 9 Shtator 2021

You Might Also Like