SPORTI

Gazetarët që lanë gjurmë në sportin gjilanas : Adelina Sylejmani

SYLEJMANI Adelina. E lindur në vitin 1985, Adelina Sylejmani, shkollimin fillor dhe atë të mesëm në degën e Mjekësisë i ka përfunduar në Gjilan. Karrierën prej gazetareje sportive e nisi menjëherë pas luftës në Kosovë, duke udhëhequr një emision sportive në Radio Energji dhe duke qenë ndër femrat e para që ka marrë një barrë të tillë.

Ajo vazhdoi edhe më tej të jetë e lidhur me gazetarinë, më pas në TV Vali, ku gjithashtu realizoi një emision sportiv, për të kaluar më pas si redaktore dhe udhëheqëse në televizionin tjetër gjilanas, TV MEN.

Ajo vazhdoi të punojë edhe në gazetarinë e shkruar, duke qenë gazetarë në Gazetën Tribuna dhe në fund të karrierës prej gazetareje për disa vite me radhë ka punuar në Radio Dukagjini.

Ajo gjatë tërë karrierës së saj ka qenë e lidhur me sportin. Ishte në kryesi të tifozëve më të flaktë të KF Drita – “Intelektualët”, më pas edhe zëdhënëse e këtij klubi, kurse për një periudhë të shkurtër edhe drejtoreshë e KF Drita, deri në zgjedhjen e Bordit të ri të klubit.

You Might Also Like