Njoftim nga KF Kika
Klubi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Genc Sermaxhaj.
Falënderojmë trajnerin Sermaxhaj për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë këtyre 4 muajve të fundit.
I urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.
Me respekt
KF KIKA
Ndërkohë Genc Sermaxhaj ka shkruar:
Pas një periudhe sfiduese, por edhe të mbushur me angazhim dhe përkushtim, ka ardhur momenti të përmbyll bashkëpunimin tim me klubin KF Kika.
Klubin e gjeta në një pozitë të vështirë në renditje, por sot largohem me objektivin e arritur, mbetjen në ligë.
Falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim dhe që besuan deri në fund.
Klubit KF Kika i dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e mëtejmë!