Libri

GËRSHETAT E SHIUT

Avdush Canaj

GËRSHETAT E SHIUT

 

I thashë shiut sot

ke zgjatur gërshetat pa lidhje!
Si të nisem me ty
me këtë fustan zambakësh?

Mamaja s`e di,
s`e di as babushi,
dikush më pret diku.

I qeshi kitara
në dritaren time.
N`vetull të malit ylberi
e thirri
t`i thotë diçka në vesh.

Dielli im te kinemaja
ma bënte me dorë:
Ja ku jam!

 

You Might Also Like