Intervisata me njërin nga nxënësit e gjeneratës së parë të shkollës shqipe të pas luftës së dytë botërore në Gjilan haxhi Mehmed Tahirin i lindur në vitin 1943
Haxhi Mehmedi e fillon tregimin; “ U kanë viti 1950 kur u qel shkolla e parë mas luftës n’Gillan, Une jam kanë gjenerata e parë, n’klasë jemi kanë ma shumë se tridhet (30) nxansa, janë kanë veq dy qika, qert jemi kanë djem, emnat e atyne dy qikave nuk um kujtohen po te do djemve um kujtohen si; Ekrem Veseli (i njohur si Kola), Gani Beqiri, Isa Hajrullahi (djali i Molla Idriz Gillanit), Hajrullah Osmani (Hajra që ka punu në bankë i Dakëve), Salihi i Malishevës, Baba i Reshat Ymerit, Shaban Selmani (profa i Gjeografisë), Neziri edhe Asllani dytë prej Velekincës tjert nuk po me kujtohen. Une i kam pas shtatë (7) vjet ka pas n’klasë edhe deri n’katërmdhet (14) vjet t’vjeter, do u dokshin shumë të mdhaj n’krahasim me neve që ishim t’vogël, po masi ishke hera e parë që u qel shkolla shqip poplli i qunë fmin edhe ma t’mdhaj, se ma heret nuk ka pas shkolla ship. Poplli ishke i gxum që u qel shkolla ship po jo kejt e kishin menimin që duhet mi qu fmin në shkollë se nuk ishin t’msum me shkollë edhe disa shtirë janë pajtu mi qu fmin shkollë, edhe pse disa menxi që kishin prit mu qel shkolla shqip. Problem u kanë ma shumë me qikat se ato nuk i kanë qu n’shkollë edhe u kanë shumë shtirë mi bind njerëzit mi qu qikat në shkollë për qato edhe i kam pas veq dy qika n’klasë. Shkollen e kemi nisë te shkolla e “Akllapve” (shkolla e vjetër e muzikës që deri vonë ka shërby si shkollë e përgjithshme) aty u kanë mas pari shkolla edhe msusi i parë e ka pas emnin Abdylaziz e di që ma vonë ka shku n’Turki. Prej shkollës vjetër na kanë pru te shkolla “Vuk Karaxhiq” që u kanë te Kisha n’Varosh (Varoshi u kanë si mahall që ka pas ma shumë shkie), Une e kisha shkollën shumë ngat se shpijen e kemi pas si n’mes t’Varoshit edhe Balecit edhe nuk e kisha problem me shku n’shkollë, um kujtohet që udha e Varoshit u kanë e shtrume me kallderm po me gur pak ma t’mdhaj bile e maj men që mjeshter i kalldermes u kanë baba i doktor Shefqetit (URL-ogut). Edhe dy sene um kujtohen për Gillanin atëherë; a) ndertesa e parë e nalt n’Gillan e marume u kan objekti i manapollit (objekti i kombinatit të duhanit) edhe b) udha e për Livoq u kan e shtrume me gur, i qitshin gurt e mdhaj edhe i thejshin me qekiq edhe i rrastojshin me mujt me hec ma leht. Ka pas edhe sne tjera po tash masi po folum për shkollë veq dashta mi përmen kto dy sne se mu dok me rëndësi mi përmen.
N’klasen e parë nuk kemi pas shumë land t’msimit mas shumti kemi msu me lexu naj vjersh, edhe n’matematik i kemi msu numrat po jo ma shumë, nuk u kanë shtirë. N’klasat e ma vonshme nuk um kujtohen lant që i kemi pas, po veq e di që unë jam kanë shumë i rregullt se ka pas nxansa që nuk vishin rregullisht në shkollë po msusat shkojshin napër shpija edhe ju thojshin hajdeni se keni kalu n’klasen qeter veq me ju dhanë vullnet mos me nderpre shkollën edhe nuk na munojshin shumë, tash po menoj e pe di pse e nuk na kanë munu shumë për mos me naj ba shkollën e shtirë që me vazhdu e mos me lanë. Une kam shku deri n’klasë t’kater (4) edhe e kam nderpre e masanej e kam vazhdu shkollën fillore. N’kohen tonë msusat kanë pas mana t’madhe, na i kemi respektu msusat jashtë mase, kur i kemi pa n’udhë jemi mshef mos me na pa se jemi tut po edhe kemi neru, atëherë pernime i kemi neru shumë jo si tash që shka asht ni e zez e thojnë për msusa, mu kanë msus n’kohen tonë u kanë ner i madh, msusat janë menu si njerz me katllak me krvata e si njerëz t’mdhaj, si shembull për t’mirë e për edukat. Sot senet kan ndryshu, msusit i vjen marre me kallxu që asht msus se qaq shumë janë t’shamë e t’nenqmum sa që ka ni herë nuk e di për ka janë tu fol, kjo asht seni ma i keq që munet mi ndodh ni shoqnije, mi ofendu ata që ta msojnë e ta edukojnë fmin tanë, shoqnin tonë mos vet për neve, nuk e di edhe shka qeter kena me ni e me pa. Edhe ni herë po tham n’kohen tonë msust janë kanë para prindve i kemi neru e i kemi respektu pa masë, na ka ardh marre pej tyne, mu edhe kur jam ba burr um ka ardh marre pej msusave që um kanë msu, po tash kohnat edhe njerzit kanë ndryshu. Nashta sot pak i kanë fajet edhe msusat se nashta nuk janë t’përkushtum si përpara, edhe prindët i kanë fajet se folin shka asht ni e zezë për msusta n’prani t’fmive edhe fmija e hupin respektin për msusat, po m’doket se kejt ka pak ja kemi nimu që mu prish shkollat tash e me ardh n’ket gjendje që fmija e sodit shumica as që dojnë me ni për shkollë e edhe nese shkojnë nuk i kanë ment hiq te shkolla veq menojnë sa ma shpejt me shku n’shpi mi kap telefonat n’dorë e me hup kohen pa lidhje. Kjo që asht tu na ndodhë n’ditët e sotme nuk asht hiq e mirë, prindt edhe fmija duhet mu lidh ma shumë me shkollë se shkolla asht temeli i shtetit, pa shkollë t’mirë nuk ka t’ardhme, edhe nuk mujmi me kriju shtet t’fortë pa shkolla t’mira, veq njeri i shkollum ja din vleren shtetit edhe familjes. Shtetet që i kanë shkollat e mira e kanë t’ardhmen e sigurt, ato që nuk i kushtojnë randësi shkollave nuk kanë t’ardhme t’mirë, prej shkollave na dalin kejt profesionet, shkollat e dobëta profesionet e dobëta!…….
Gjilan; 25 Maj 2025 Intervistoi; Muhamed Sadriu arch
I intervistuar; Mehmed Tahiri 1943